Shkencëtarët e universitetit ‘Stanford’ kanë bërë një studim që tregon sekretet e jetëgjatësisë. Sipas tyre, ato janë zakone të thjeshta por shumë efektive. Këto studime na bëjnë t’i shohim gjërat e përditshme në një tjetër këndvështrim.
1. Vizitohuni vetëm tek i njëjti doktor
Duke u vizituar tek një doktor që e njeh problemin tuaj, mund të analizojë më mirë nëse keni pasur përmirësime apo jo. Duke e ndërruar vazhdimisht doktorin tuaj, atëherë ai duhet të fillojë çdo gjë nga fillimi.
2. Kurseni para për të ardhmen
Grupi i studiuesve amerikanë ka vënë re që njerëzit mbi 50 vjeç që kanë pësuar një ulje të pasurisë, kanë një rritje të rrezikut të vdekshmërisë. Së pari, stresi nuk ndikon mirë në shëndet. Së dyti, kur njerëzit humbin para ata rrezikojnë shëndetin e tyre pasi nuk kanë mundësi të mjekohen në mënyrën e duhur. Prandaj, është ë këshillueshme të filloni të kurseni para 10 vjet para se të dilni në pension.
3. Përdorni më shumë ushqime me yndyra
Sipas studiuesve, njerëzit që hanë ushqime me yndyrna të unifikuara ulin ndjeshëm rrezikshmërinë e vdekjes. Nëse shtoni në dietën tuaj bulmetëra, atëherë do ishte akoma më mirë për ju.
4. Vishni këpucë dhe veshje të rehatshme
Gjërat që na sjellin gëzim dhe janë të rehatshme, në një mënyrë na zgjasin jetën. David Rosenbaum, ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë janë këpucët e rehatshme.
5. Flini më shumë gjatë fundjavave
Sipas një studiuesi suedez, të flini më shumë gjatë fundjavës ul rrezikshmërinë e vdekjes dhe ju ndihmon të jeni sa më të shëndetshëm.
6. Pastroni shtëpinë sa më shpesh
Duke pastruar shtëpinë, nuk keni nevojë as të shkoni në palestër. Në këtë mënyrë jeni më të shëndetshëm. /revistawho.com