Bebe Rexha e ka vërtetuar edhe njëherë që nuk i interson asgjë që nuk është e drejtë. Me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar mesazhet flirtuese që i ka dërguar një futbollist i njohur.
Këngëtarja ka shpjeguar se djali në fjalë i shkruan vazhdimisht edhe pse ka familjen e tij dhe kjo nuk është aspak e drejtë. “E keni parasysh atë lloj djali që hyn dhe del nga jeta jote vazhdimisht. Ata janë tradhtarë dhe humbje kohe”,-shkruan Bebe Rexha. Në njëri prej mesazheve 29-vjeçarja i kujton se është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. “Zhduku nga jeta ime dhe më lër të qetë”,-i shkruan ajo në vazhdimësi. Këngëtarja e vërtetoi edhe njëherë se nuk bën kompromise, sidomos në raste si ky që ka publikuar./revistawho.com