2018-a ka qenë viti i sukseseve muzikore dhe artistike në shumë fusha. Personazhet e njohur kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes për gjithçka kanë promovuar në sferën profesionale, por jo vetëm. Disa prej tyre kanë bërë edhe ndryshime të mëdha në ‘look’, herë për të qenë koherent me trendet e modës, ndërsa në të tjera raste si një zgjedhje personale ose nevojë për ndryshim.
Luana Vjollca
Moderatorja e ‘Shiko kush luan’ mund të quhet pa frikë mbretëresha e ndryshimeve për këtë vit. Ajo ka provuar të gjitha ekstremet e ngjyrave në daljet e saj publike para teleshikuesve, ndërsa së fundmi duket se është rikthyer tek flokët bjondë, por i ka shkurtuar deri në gjatësinë e supeve.
Jonida Maliqi
Këngëtarja e njohur ka qenë dhe gjithmonë do të jetë e njohur për rolin e rëndësishëm që ka në modë me promovimin që i bën trendeve të fundit. Gjatë këtij viti ajo ka provuar herë pas here transformime në ‘look’, por më i madhi që ka realizuar është kthimi nga bjonde në brune dhe stilimi me balluke.
Enca
Këngëtarja e njohur ka qenë për shumë kohë besnike e flokut natyral duke mos ndërhyrë në ngjyrë dhe shumë rrallë vetëm në gjatësi. Gjatë këtij viti Enca u kthye në bjonde. Ndryshimi ishte gradual, por rezultati mjaft i bukur.
Arjola Shehu
Moderatorja ka qenë e njohur si një nga brunet më simpatike të ekranit për një kohë të gjatë, ndërsa tani i është bashkuar grupit të bjondeve.
Era Istrefi
Këngëtarja e suksesshme u kthye në bjonde pak ditë më parë, ndërsa gjatë vitit i qëndroi besnike nuancave të errëta.
Juliana Pasha
Këngëtarja e njohur i preu flokët e saj me një model disi djaloshar, duke hequr dorë nga gjatësia deri në supe që kishte më herët. Ndryshimi qe i dukshëm dhe mjaft i bukur.
Eugent Bushpepa
Këngëtari që përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në ‘Eurosong’ i preu flokët duke hequr dorë nga imazhi prej rokeri me të cilin ishim mësuar./revistawho.com