Një e mirë e dimrit të gjatë është se na jep mundësinë të sjellim trupin në formë dhe t’i futemi punës për t’u dukur sa më bukur gjatë verës. Kur shkojmë në plazh, mundohemi të zgjedhim bikinit që na rrinë më mirë dhe na tregojnë më të hollë. Edhe pse mund të duket si diçka e lehtë, nuk është aspak. Gjithsesi, falë trendit më të ri të vitit 2019, bikinit perfekte mund t’i krijoni vetë. Bëhet fjalë për bikinit me rripa të holla dhe të gjatë në pjesën e sipërme. Nëse i rrotulloni rripat disa herë rreth belit tuaj, do i jepni trupit një imazh tjetër dhe beli do duket më i hollë. Duke u inspiruar nga ky trend, firma të ndryshme po krijojnë bikini për këtë qëllim. /revistawho.com