Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Ata u puthën dhe ne ‘mbyllëm’ sytë…”, zbuloni puthjet e VIP-ave shqiptarë që na lanë pa fjalë

09/01/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
“Ata u puthën dhe ne ‘mbyllëm’ sytë…”, zbuloni puthjet e VIP-ave shqiptarë që na lanë pa fjalë

Në kohën e diktaturës, puthja në ekran ishte një tabu që askush nuk guxonte ta thyente. Mirëpo vitet kanë ndryshuar e bashkë me to dhe sistemet. Tashmë çiftet e dashuruara dalin hapur dhe pranojnë se duhen. “RevistaWho.Com” ka zgjedhur t’ju kujtojë disa nga puthjet e personazheve VIP në Shqipëri, që bënë të gjithë shikuesit të marrosen pas tyre.





Soni Malaj dhe Flori Mumajesi


E kush nuk e mban mend vitin 2007, kur “Aeroporti i Rinasit” u zhvendos në “Pallatin e Kongreseve”?

“Fluturimi 3470” ishte kënga himn e çiftit të bukur Soni dhe Flori, që deklaruan dashurinë e tyre. “Le t’i çojmë akrepat e orës në 12 zemër “, ishin fjalët e këngëtarit përpara se të puthte partneren e tij. I gjithë publiku duartrokiti pafund si kurrë më parë. Tashmë çifti nuk janë më bashkë, po gjithçka kujtohet si dikur…

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

E kur jemi te “Pallati i Kongreseve”, Alban Skënderaj vetëm pak kohë më parë ka mbyllur me sukses recitalin e tij “Hapësira e një ëndrre”. Gjatë këtij recitali, përveç këngëve të bukura te Albanit, theksi u vu dhe tek dashuria me partneren e tij, Miriamin. Ata kënduan së bashku, ndërkohë në monitor u shfaq dhe vajza e tyre Ameli. Pas kësaj, çifti shkëmbeu një puthje mjaft romantike dhe Albani e falenderoi Miriamin për gjithçka çfarë ka bërë për të. Aty nuk munguan as duartrokitjet e shumta të publikut.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

Ami dhe Ermali mund të cilësohen pa frikë si ndër çiftet më të pëlqyer të ekraneve shqiptare. Çifti kanë dhuruar puthje pafund në shumë emisione dhe kjo ka bërë që të gjithë ata që i ndjekin t’i duan. Ami dhe Ermali janë pa komplekse gjithmonë, ndoshta për këtë ka ndikuar dhe humori që Mamaqi ka. Hera më e fundit që ata shkëmbyen një puthje pasionante për publikun ishte pak ditë më parë kur Ami ishte e ftuar tek emisioin ‘Xing me Ermalin’.

Linda dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është diskutuar gjithmonë për jetën e tij private. Kohë më parë ai është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zaho. Mirëpo ajo çfarë zgjoi interes tek publiku ishte martesa me nënën e Zahos, Lindën. Në fillim askush nuk e dinte raportin e tyre të fshehtë, derisa erdhi martesa, e cila u finalizua me një puthje. Puthja u komentua gjatë në media dhe çdo detaj tjetër i dasmës surprizë.

Xhensila dhe Besi

E kur jemi tek puthjet nuk mund të lëmë pa përmendur çiftin e ëmbël Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Ata pëlqehen shumë nga publik. Por ajo që mbeti në kujtesën e të gjithëve ishte puthja finalizuese, teksa i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit. Dasma e tyre kishte kohë që diskutohej në media nga fustani i Xhensilës e deri tek serioziteti që e priste Besin.

Sara dhe Ledioni

Vitin që lamë pas në një nga ceremonitë më madhështore të dasmave VIP, Sara dhe Ledioni kurorëzuan dashurinë e tyre. Me altarin pranë liqenit Como ata u betuan për dashuri të përjetshme. Pavarësisht se gjithçka ishte shumë private, Sara ka ndarë me të gjithë momentin më të bukur të dasmës. Si një foto e shkëputur nga histori përrallash, puthja mes Sarës dhe Ledionit pranë vogëlushit London, është një nga pamjet më të bukurat të historisë së tyre të dashurisë. /revistawho.com

Tags: puthjevipat shqiptare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
Ja pse njerëzit vuajnë më shumë nga ankthi gjatë janarit

Ja pse njerëzit vuajnë më shumë nga ankthi gjatë janarit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera