Meghan Markle i është dhënë mundësia për të sponsorizuar organizata të ndryshme që në momentin që ajo u bë pjesë e familjes mbretërore. Së fundmi ajo ka vizituar një prej tyre, ‘Smart Works’ në Londër . Kjo organizatë mbështet gratë e pambrojtura dhe të papunësuara.
Në këtë vizite, Meghan, shkëlqeu me stilin e saj, me një fustan të zi të gjatë dhe taka të ‘Gianvito Rossi’. Ajo foli me një grup grash ndaj të cilave u tha se çështja nuk është vetëm tek të dhuruarit të rrobave dhe se ku shkojnë ato, por te fakti i të qenurit pjesë e historisë së suksesit si gra që jemi.
Meghan u mirëprit nga të gjithë njerëzit atje dhe pati një takim produktiv dhe të suksesshëm./revistawho.com