Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Disa nga efektet pozitive të çajit të zi, ja pse duhet ta konsumoni

10/01/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Disa nga efektet pozitive të çajit të zi, ja pse duhet ta konsumoni

Në ditët e sotme çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjell. Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do te jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës. Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit. Për sa i përket përfitimeve shëndetësore të çajit të zi mund të përmendim:





Çaji i zi kundër diabetit


Përbërësit natyralë të çajit luftojnë sheqernat në gjak dhe i shpërbëjnë ato. Ulja e sheqerit në gjak lufton diabetin tip-2. Madje studimi vërtetoi se edhe nëse i shtoni qumësht çajit tuaj, efekti mbi diabetin do të jetë i njëjtë. Por nga të gjithë çajrat më i preferuari për luftimin e diabetit është çaji i zi. Çaji i zi ul ndjeshëm nivelin e glukozës në gjak.

Parandalon kancerin

Antioksidantët si polifenolet që gjenden tek çaji i zi ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke reduktuar në këtë formë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, prostatës, ovarian, të mushkërisë ose të fshikëzës. Përbërja e njohur me termin TF-2 që gjendet te çaji i zi, nxit sulmin ndaj qelizave kancerogjene, duke reduktuar mundësinë e kancerit oral te personat që konsumojnë duhanin. Çaji i zi parandalon rritjen apo formimin e tumoreve malinje.

Zhvillimi i sistemit kardiovaskular

Studiuesit shprehen se konsumi i çajit të zi parandalon sëmundjet kardiovaskulare si rezultat i antioksidantëve si flavonoidet që gjenden të çaji i zi. Ato bëjnë të mundur parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq. Dëmtimi në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe muret e arteries reduktohen dhe për rrjedhojë dhe sëmundjet e zemrës do te reduktohen. Në të njëjtën formë përmbajtja e magnezit dhe polifenolëve reduktojnë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës duke mbajtur muskujt e zemrës të shëndetshëm dhe aktiv.

Redukton stresin

Çaji i zi, ka aftësi t’ia mundësojë trupit tonë të qetësohet pas situatave stresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin, por veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, shprehen hulumtuesit.

Çaji mbron kockat

Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit./revistawho.com

 

Tags: cajiiziefektesemundjeshendet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
7 këshilla si të kujdeseni për flokët në këtë periudhë me shi

7 këshilla si të kujdeseni për flokët në këtë periudhë me shi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera