Adelina Ismaili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit me statuset e ndryshme të publikuara në ‘Instagram’. Ditën e sotme ka qenë një tjetër shkrim i saj që i ka surprizuar ndjekësit. “Persona të caktuar na bezdisin për faktin që kemi kafshë shtëpiake. Asnjëherë se kam kuptuar pse. Dhe unë kam qenë e qartë me ta: “Mos u ndjeni të kërcënuar. Ti nuk je besnik aq sa një qen dhe origjinal aq sa është një mace. Kjo është arsyeja pse ti nuk mund të jesh ‘kafsha ime shtëpiake”,-shkruan ajo.
Siç duket këtë herë, një ngjarje e përditshmërisë ka shkaktuar acarim tek Adelina. Familja e këngëtares së njohur ka një lidhje të fortë me kafshët shtëpiake, që shpesh herë e kanë treguar në mënyra të ndryshme, sidomos Zanfina./revistawho.com