Kur bëhet fjalë për ushtrimet me pesha, femrat keqkuptojnë konceptin e tij. Ndoshta peshat vërtetë të ndihmojnë të kesh një trup muskuloz, i cili mund të jetë ideali për disa, por gjithashtu ndihmojnë të arrish qëllimin tënd në më pak kohë. Ja disa nga arsyet se pse duhet të përdorni peshat gjatë ushtrimeve tuaja në palestër.
1. Peshat nuk e bëjnë trupin tuaj të duket muskuloz
Fjala ‘muskuloz’ është diçka subjektive, pasi për disa mund të jetë trupi ideal. Nëse doni të arrini këtë, sigurisht peshat ju ndihmojnë shumë. Nëse doni të keni një trup të lidhur, por jo shumë muskuloz, të bësh peshat pjesë të ushtrimeve tuaja, ju ndihmon gjithashtu. Pra si përfundim, ju mund të arrini çfarëdo lloj trupi keni dëshirë duke përdorur pesha.
2. Edhe peshat djegin kalori
Sipas studimeve, ne djegim më shumë kalori gjatë ushtrimeve me pesha, sesa gjatë cardios. Gjithashtu ushtrimet me pesha ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe muskujt djegin më shumë kalori gjatë shplodhjes, sesa pjesë të tjera të trupit.
3. Mund të ushtrohesh lehtësisht me pesha në shtëpi
Cardio mund të jetë e vështirë në kushtet e shtëpisë, sidomos kur keni pak hapësirë në dispozicion. Ushtrimet me pesha mund t’i bëni dhe në shtëpi dhe do të keni rezultate më të shpejta.
4. Peshat japin rezultate të dukshme
Rezultatet e ushtrimeve me pesha janë të dukshme pas një kohe të shkurtër, gjë që do t’ju mbajë shumë të motivuar. Teksa ushtroheni, gjithashtu do të vini re se forca juaj do të rritet dhe do të bëni më shumë ushtrime dita ditës.
5. Ushtrimet me pesha janë argëtuese
Dhe më e rëndësishmja, janë ushtrime argëtuese. Nuk ka gjë më të bukur sesa të shohësh trupin tënd teksa ngre një peshë të rëndë që më parë nuk ia dilte ta bënte. Rezultatet e punës së vështirë janë argëtuese./revistawho.com