Rihanna mund të quhet lehtësisht një ikonë mode, por kjo veshje është diçka që vetëm ajo mund të guxojë ta bëjë. Ajo sapo është kthyer në Shtet e Bashkuara pas një udhëtimi të gjatë nëpër Europë me të dashurin e saj dhe ka vendosur që në daljen e saj të kombinojë pantallona super të gjera me një xhaketë serioze me viza, si dhe një bluzë sportive të bardhë poshtë saj. Si aksesor ka përdorur një çantë dore të bardhë, kombinuar me një palë çizme me pak takë. Gjithashtu nuk mund të mungonte buzëkuqi i kuq dhe syzet e mëdha dhe të çuditshme, të kuqe. Këngëtarja pëlqen të luajë me veshjet e saj dhe i shijon në maksimum daljet publike./revistawho.com