Kompania që zotëron markën e David Beckham ka pësuar një humbje prej më shumë se 10 millionë paund, menjëherë pasi marka e gruas së tij pësoi një humbje me një shumë të përafërt. ‘Trinity Brands UK’ e cila zotëron markën ‘Kent & Curwen’ të Beckham, kishte një difiçit prej 10.7 milionë paund në vitin 2017. Kompania shpresonte se “prekja e artë” e David, do i ndryshonte gjërat për mirë, por në fakt çdo gjë është përkeqësuar. Një ekspert financiar tha për gazetën ‘The Sun’ se me rënien e markës së Victoria Beckham, bashkëpunimi me familjen e tyre nuk është më një garanci./revistawho.com