Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave dhe përgjegjësia për të është shtuar. Pavarësisht se mëmësia nuk është një punë e lehtë, Emina deri më tani ja ka dalë mbanë më së miri. Këtë gjë ajo na e ka treguar edhe me anë të postimit të saj më të fundit në ‘Instastory’. Emina ka publikuar disa pamje nga dhoma e vajzës së saj të madhe, Ella, me të cilën duket se është duke “luftuar” për ta vendosur në gjumë.
Pavarësisht se duket një mision i pamundur në fund Emina ja ka arritur qëllimit të saj. “Një nga ato ditët. Ajo mendoi se nuk do të flinte. Jo në shtëpinë time. Kjo është një luftë që do ta fitoj, edhe nëse do të më duhet të qëndroj këtu derisa të flesh”, – ka shkruar Emina në foton e parë. Ndërsa në të dytën ka treguar pamjet kur e ka vendosur në gjumë dhe se ndihet shumë e kënaqur dhe me siguri këtë kënaqësi të saj e kuptojnë të gjitha nënat. /revistawho.com