Gratë e familjes mbretërore shumë rrallë mund të shihen pa një çantë ose diçka të ngjashme në daljet e tyre publike. Ajo që u bie në sy të gjithëve është se ato i mbajnë gjithmonë çantat në dorën e majtë. Në fakt ka një arsye shumë të rëndësishme pas kësaj, që ka të bëjë me rregullat e etikës së familjes mbretërore.
‘Cosmopolitan’ shkruan se sipas ekspertes Myka Meier çanta mbahet gjithmonë në krahun e majtë për të lënë të lirë dorën e djathtë për të takuar njerëzit. Kjo është një ide shumë e mirë për të gjithë, për të treguar mirësjellje tek të tjerët. /revistawho.com