Ditën e sotme filmi i animuar “Popeye” bën 90 vite nga krijimi i tij. Historia e shkruar nga EC Segar, u bë mjaft popullore në fillimet e tij dhe thuajse të gjithë e kanë hasur qoftë edhe një herë imazhin e personazhit kryesor ‘Popeye’. Si fillim “Popeye” u krijua për t’u vendosur në një shfaqje teatrale, por me kalimin e viteve regjisori e kuptoi që shfaqja duhet të largohej nga teatri për t’ju drejtuar ekranit të vogël të televizorit.
Menjëherë pas publikimit shumë televizione e transmetuan në ekrane dhe Segar fitonte 100,000 dollarë në vit, por nuk arriti t’i merrte për shumë gjatë, pasi ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare nga një sëmundje e rëndë në mëlçi. Në të gjithë historinë e “Popeye” janë krijuar 204 seri, por vetëm 20 prej tyre i rezistuan kohës./revistawho.com