Princi Philip është përfshirë në një aksident me makinë pasditen e së enjtes. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth nuk është lënduar gjatë përplasjes me makinën tjetër dhe tashmë është vizituar nga një mjek, por nuk po kurohet për asnjë problem me shëndetin. Burime për ‘People’ kanë zbuluar se aksidenti ka ndodhur pranë njërës prej rezidencave në pronësi të familjes mbretërore. Burime nga pallati bëjnë të ditur se Princi është në gjendje të mirë, pavarësisht moshës së thyer që ka. 97-vjeçari po drejtonte makinën gjatë aksidentit, kur sipas ‘BBC’ ‘Range Rover-i’ i tij u përplas me një makinë që i kaloi pranë. Nga raportimet është zbuluar se dëshmitarët okularë janë ata që e kanë nxjerrë nga makina Princin. Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj po qëndronin në shtëpinë pranë vendgjarjes që prej Krishtlindjes./revistawho.com