Gazetarja e njohur Ilva Tare ka publikuar pak orë më parë një pikturë të vajzës së saj. Melody është vetëm 3 vjeç, por me çfarë kuptojmë talenti në fushën e pikturës qenka shumë i madh. E vogla paska prirje artistike që kanë nisur të shfaqen shumë herët. Nuk e dimë nëse piktura do të jetë një bazë për të ardhmen e saj në art, apo gjërat do të ndryshojnë dhe do zgjedhë një rrugë tjetër, por sido që të jetë suksesi është i garantuar. Gazetarja e njohur shkruan krahas fotos: “Me dashuri nga Melody”, si një përshëndetje për ndjekësit e saj.
Ilva është bekuar edhe me një djalë në shtator të 2017-ës, të cilin e pagëzoi me emrin Thomas. Gazetarja e njohur është shumë diskrete kur vjen puna tek familja. Ajo publikon shumë rrallë momente krah dy të vegjëlve të saj./revistawho.com