Java fillon me Eklipsin total të Hënës, Hënën e kuqe apo të “përgjakur”, e cila ndodh në datën 21 të muajit në aksin e Ujorit dhe të Luanit. Nën ndikimin e saj impulsi dhe dëshira për liri do të na karakterizojë .Ndryshime, por dhe shanse do të kemi gjatë kësaj periudhe. Është koha e përshtatshme për të hapur një faqe të re në jetën tuaj, por njëkohësisht duhen shmangur reagimet apo ndryshimet e papritura. Reagimi më i vogël impulsiv mund të sjell kaosin në jetën tonë të përditshme. Ndryshimet e shpejta të humorit apo të gjendjes psikologjike dhe shpirtërore, si dhe keqkuptimet mund të shkaktojnë panik, prandaj ruani qetësinë dhe shikoni gjërat me mendje të hapur. Përsa i përket jetës sentimentale, një takim mund të ndryshojë jetën tuaj në mënyrë pozitive apo negative. Gjithsesi java vazhdon të jetë shumë erotike, por dhe me iluzione. Financat favorizohen edhe pse përkohësisht. Jepini rëndësi hollësive në kontratat financiare që mund të bëni. Eklipsi ndikon kryesisht tek përfaqësuesit e shenjës së Luanit, Ujorit, Demit dhe Akrepit, të lindur në dy ditët e para të shenjës, por dhe përfaqësuesit të Dashit, Peshores, Bricjapit dhe Gaforres të lindur në ditët e fundit të shenjës.
DASHI
Eklipsi i javës kërkon prej jush të përqëndroheni në jetën tuaj personale. Duke ekuilibruar jetën sentimentale dhe personale dhe duke qenë mirë brenda saj, mund të zgjidhni dhe çështjet e biznesit apo të karrierës, që ju preokupojnë dhe ju vështirësojnë kohët e fundit. Kjo është një javë optimiste dhe me perspektivë për financat dhe jetën tuaj personale. Një udhëtim dhe momente të bukura me të dashurit tuaj, ju premton ajo. Njëkohësisht fillon për ju një periudhë gjatë së cilës do të jeni mjaft të komunikueshëm duke marrë pjesë në evente shoqërore, ku do të takoni miq të cilët do t’ju ndihmojnë në realizimin e projekteve apo planeve tuaja.
Këshillë: Veproni dhe përqëndrohuni në jetën personale.
DEMI
Eklipsi në 21 janar ndikon kryesisht juve të lindurit në dy ditët e para të shenjës dhe hedh dritë në çështjet lidhur me familjen dhe shtëpinë tuaj. Në fakt ju gjendeni në fazën e ndryshimeve, të cilat filluan që vitin e kaluar dhe do të vazhdojnë nga marsi dhe në vijim, prandaj është e domosdoshme të njihni mirë modelin e jetës që doni të bëni përpara se të kaloni në ndryshime. Mendoni për të ardhmen tuaj apo të familjes, në qoftë se keni. Kjo javë është mjaft pozitive për financat tuaja duke ju premtuar bonus apo një ndihmë ekonomike. Të njëjtin favorizim do të keni dhe në jetën sentimentale, ku disa prej jush do të krijoni një lidhje dashurie mjaft interesante, ndoshta të fshehtë dhe me përmasa më të mëdha nga ato që duken fillimisht.
Këshillë: Përpara se të kaloni në ndryshime mendohuni mirë se çfarë kërkoni nga jeta dhe si doni të jetoni.
BINJAKËT
Është një periudhë e shkëlqyer për marrëdhëniet dhe jetën tuaj sentimentale. Disa do të krijojnë një lidhje të re dashurie dhe disa të tjerë do të forcojnë më shumë marrëdhëniet ekzistuese, duke shprehur dhe përjetuar më tepër dashurinë apo duke formalizuar marrëdhëniet e tyre. Problemet apo çështjet financiare që ju preokuponin deri tani do t’i zgjidhni përmes kontakteve të rëndësishme, mjafton që ju të jeni shumë të kujdesshëm, duke i dhënë rëndësinë e duhur hollësive. Nga kjo javë dhe veçanërisht nga e enjtja deri në mes të shkurtit fillon për ju një periudhë pozitive, ku favorizohen ide, informacione dhe interesa të reja si dhe kontakte me miq dhe njerëz nga rrethi shoqëror që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin tuaj.
Këshillë: Shfrytëzoni lajmet apo informacionet që do të merrni për zgjidhjen e çështjeve që ju preokupojnë.
GAFORRJA
Është e rëndësishme të përqëndroheni kryesisht në financat tuaja dhe të distancoheni nga problemet që mund të kishit apo keni në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Nuk përjashtohet mundësia të keni shpenzime të papritura, por dhe fitime. Gjithsesi nga kjo javë dhe veçanërisht nga e enjtja deri në mes të shkurtit do t’ju jepet mundësia të keni rezultate të kënaqshme në sferën financiare dhe njëkohësisht do të plotësoni disa nga kërkesat tuaja në këtë drejtim. Jeta e përditshme do të jetë më e bukur këtë javë duke ju dhënë mundësinë të argëtoheni me kolegët dhe për disa të tjerë do të jetë akoma më interesante, pasi aty mes rutinës dhe punës do të takojnë dashurinë. Pavarësisht nga pengesat apo antagonizmi që do të keni në fushën profesionale, puna juaj do të ketë rezultate shumë të mira të cilat do të bëhen të njohura dhe të pranueshme nga të tjerët.
Këshillë: Fokusohuni në financat tuaja dhe në një organizim më fitimprurës të jetës së përditshme.
LUANI
Eklipsi total i Hënës që zhvillohet në shenjën tuaj, ndikon kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës dhe ju sjell përpara situatave, për të cilat ju duhet të merrni vendime. Është në dorën tuaj të jepni zgjidhjen që dëshironi dhe jo të vendosin të tjerët për ju, por është e domosdoshme të shmangni sjelljet impulsive dhe ndryshimet e papritura, të cilat mund t’ju stresojnë dhe të shkaktojnë panik. Me qetësi dhe duke i parë gjërat me mendje të hapur çdo gjë do të gjej vendin e vetë. Në të njëjtën kohë është një periudhë e shkëlqyer për të kaluar bukur me të dashurit dhe fëmijët tuaj. Arritje apo suksese të fëmijëve do t’ju lumturojnë , ndërsa ju të interesuarit e shenjës do të gjeni dashurinë. Përsa i përket sferës profesionale fillon një periudhë ku do të jeni në kërkim të një bashkëpunimi më frytdhënës për financat tuaja.
Këshillë: Gjeni momentet dhe kohën për t’u çlodhur duke dëfryer, udhëtuar dhe duke kaluar bukur me të dashurit tuaj. Shmangni sjelljet impulsive.
VIRGJËRESHA
Duke qenë se që në fillim të vitit keni qenë të preokupuar me çështje kryesisht sentimentale, por dhe profesionale, mirë është të distancoheni për pak, me qëllim që të çlodheni dhe t’i shikoni gjërat në përmasa realiste pa i zmadhuar ato. Një periudhë e bukur është kjo javë për familjen dhe shtëpinë tuaj. Disa mund të shkojnë në një shtëpi më të bukur, të tjerë mund të krijojnë folenë e tyre, ndërsa të tjerët mund të mblidhen në një event familjar ku do të ndihen të gëzuar. Përsa u përket financave tuaja do të gjeni zgjidhje duke menduar ndryshimet dhe një organizim të mirë të punës. Gjithsesi prej kësaj jave do të përqëndroheni më mirë në jetën tuaj të përditshme dhe në organizimin e punës.
Këshillë: Përqëndrohuni në punë dhe rezultatet pozitive do të jenë përpara jush.
PESHORJA
Është momenti të bëheni më social dhe më të komunikueshëm, me qëllim promovimin e karrierës suaj dhe të lini pak mënjanë çështjet familjare që ju preokuponin deri tani. Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë të kontaktoni persona që do të ndryshojnë pozitivisht jetën tuaj personale dhe profesionale. Psikologjia juaj do të jetë në formë të shkëlqyer, pavarësisht nga pengesat që ju vendosin të tjerët dhe prej kësaj jave deri në mes të shkurtit do të jeni mjaft krijues dhe jeta juaj personale akoma më interesante, duke plotësuar dëshirat tuaja më të thella. Një dashuri e re fillon për ju të interesuarit e shenjës ,ndërsa për ju të tjerët udhëtim me të dashurit tuaj do t’ju sjellë më afër me njëri-tjetrin.
Këshillë: Pranoni ftesat, bëhuni më social dhe gjeni personin që ju intereson.
AKREPI
Eklipsi total i Hënës në 21 janar ndikon kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës, të cilët kanë hyrë në fazën e ndryshimeve prej vitit të kaluar dhe do të vazhdojnë dhe sivjet. Gjatë kësaj periudhe duhet t’i jepni rëndësinë e duhur biznesit apo karrierës suaj duke bërë një organizim të mirë në këtë drejtim dhe në jetën tuaj në përgjithësi. Është vërtetë momenti për të bërë spastrime, por nuk duhet të veproni në mënyrë impulsive. Kjo javë ka perspektiva të shkëlqyera për financat tuaja, prandaj përfitoni nga momenti për të rritur të ardhurat . Organizoni më mirë punën dhe investoni tek ajo në qoftë se duhet, por me masë dhe pa ekzagjerime. Jeta juaj familjare do të bëhet më e ëmbël dhe miq të mirë do të vizitojnë shtëpinë tuaj.
Këshillë: Përqëndrohuni në karrierën dhe financat tuaja.
SHIGJETARI
Kjo është një periudhë e shkëlqyer për ju në të gjitha fushat. Jeni shumë entuziastë, optimistë dhe me të drejtë, sepse fati është me ju mjafton që të mos humbisni masën dhe entuziazmi i tepërt të mos ju udhëheq në lëvizje të gabuara, kryesisht financiare. Mos harroni se preokupimi juaj deri tani ishte dhe do të vazhdojë të jetë stabiliteti i fushës ekonomike. Në biznes apo në karrierën tuaj do të keni zhvillim, suksese, por dhe kontakte të cilat do të ndihmojnë në këtë fazë të re të jetës suaj. Është momenti të rrisni aftësitë profesionale, të hapni horizontet tuaja dhe të kërkoni interesa të reja në jetë. Disa prej jush do të bëni një udhëtim gjatë kësaj periudhe, ndërsa disa të tjerë do të dashuroheni.
Këshillë: Është momenti të filloni një hobi që adhuroni. Për ju që doni të provoni fatin në lojëra të ndryshme, tregohuni të matur dhe mos e teproni.
BRICJAPI
Është e domosdoshme të përqëndroheni në financat tuaja, pasi përmes tyre dhe investimeve që do të bëni do të vijë dhe suksesi në biznes apo karrierën tuaj. Shpenzime të papritura, që ndoshta lidhen me familjen, do t’ju nxjerrin jashtë programit, por kjo do t’ju detyroj të bëni një programim më të mirë në vijim. Gjithsesi do të gjeni zgjidhjen për çështjet që ju preokupojnë dhe do të shtoni të ardhurat tuaja, veçanërisht nga e enjtja dhe deri në mes të shkurtit. Pozitiviteti i javës qëndron në krijimin e kontakteve intime, ndoshta sentimentale apo për arsye ekonomike, të cilat do t’ju japin gëzim dhe optimizëm. Mos bëni të njohura informacionet që do të keni apo planet që bëni.
Këshillë: Gjeni kohën për t’u çlodhur dhe relaksuar, larg të tjerëve dhe me intimitet.
UJORI
Eklipsi total i Hënës përballë jush ndikon kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kërkon përqëndrimin tuaj, kryesisht në marrëdhëniet personale dhe profesionale. Është e domosdoshme të zgjidhni problemet që do të paraqiten me dialog, pa mendime të dyta dhe kryesisht pa veprime impulsive. Në përgjithësi java është interesante për jetën tuaj sentimentale dhe profesionale, pasi mes kontakteve të rëndësishme që do të keni, disa nga ju do të takoni dashurinë, ndërsa të tjerë do të bëni njohjet e duhura për promovimin e planeve të biznesit apo të karrierës. Prej kësaj jave veçanërisht nga e enjtja deri në mes të shkurtit, do të jeni më aktivë dhe më komunikues me rezultate dhe suksese në financat, por dhe në jetën personale.
Këshillë: Shikoni jetën në gjithë spektrin e saj.
PESHQIT
Kjo javë është një periudhë e shkëlqyer për ju, si në jetën personale ashtu dhe në atë profesionale. Disa prej jush mund të bëjnë një fejesë, dasmë apo një njohje me perspektivë, ndërsa të tjerë do të shpërblehen me një vend më të mirë pune, publicitet apo bonus. Edhe pse situata është kaq pozitive për ju, eklipsi total i Hënës kërkon prej jush t’i përvisheni punës, pasi vetëm përmes saj do të arrini të plotësoni kërkesat dhe dëshirat në sferën financiare. Takime dhe bisedime intime do të keni prej kësaj jave dhe deri në mes të shkurtit.
Këshillë: Shmangni shpenzimet e tepërta dhe kujdesuni për shëndetin. /revistawho.com