Marrëdhënia e Khloe Kardashian me Tristan Thompson ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Që pas lajmit të tradhëtisë të partnerit të Khloes, gjërat kanë qenë pak të tensionuara midis çiftit dhe këtë mund themi me siguri pas deklaratës të fundit. Ajo u shpreh se këtë Shën Valentin do ta kalojë vetëm. Nisur nga kjo gjë, ‘Cosmopolitan’ ka bërë një investigim të vogël në ‘Instagram-in’ e Tristan për disa detaje të reja dhe ka zbuluar se në fakt dyshja mund të jetë ende bashkë, pasi ai ndjek të gjitha vajzat e familjes Kardashian. Ndoshta Tristan nuk pëlqen çdo foto të Khloes, por sot ai ka pëlqyer një foto të disa ditëve më parë. Me këto detaje në ‘Instagram’ mund të kuptojmë se lidhja e tyre vazhdon ende të jetë si në fillim./revistawho.com