Victoria Beckham është ndër personazhet me më influencë përsa i përket stilit.
Po përveçse kujdeset shumë për pamjen e saj, duket se Victoria i kushton shumë rëndësi edhe fizikut. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instagram’ fotografi të saj në palestër dhe duket se ka linja perfekte trupore. Victoria ka njoftuar bashkëpunimin e saj me “Reebook” dhe në foto shfaqet veshur shumë sportive.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka zbuluar se ndjek një dietë shumë të disiplinuar dhe ushtrohet fizikisht. Victoria ka treguar se zgjohet shumë herët në mëngjes dhe në fillim ecën me hapa të shpejtë dhe më pas bën pak vrap. Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe ka me të vërtetë një fizik për t’u pasur zili. /revistawho.com