Këtë fundjavë “The Sun” publikoi një lajm ku tregonte se dyshja e aktorëve të njohur Brad Pitt dhe Charlize Theron janë në një lidhje. Ata ishin parë shpesh herë në shoqëri të njëri-tjetrit dhe kaq mjaftoi për të përhapur thashethemet.
Mirëpo duket se asgjë nuk qenka ashtu siç është shkruar ditët e fundit.
Burime për revistën “People” kanë treguar se dyshja ruajnë vetëm raporte profesionale dhe nuk janë në një romancë dashurie. Madje “People” ka hedhur poshtë edhe pretendimet e “The sun” ku thuhej se Pitt dhe Theron janë njohur nga ish-bashkëshorti i aktores, Sean Penn.
“Rreth gjashtë muaj më parë, ata bënë një reklamë bashkë. Ata nuk kanë qenë bashkë kohët e fundit dhe nuk janë të lidhur. Raportet për lidhjen romantike janë të rreme”, është shprehur burimi.
Sipas tij, Pitt pas ndarjes nga Jolie nuk është përfshirë në asnjë histori dashurie./revistawho.com