Pas 14 vitesh modelja e njohur Naomi Campbell u rikthye fuqishëm në sfilatën e ‘Valentino’ në Paris.
Ditën e sotme ajo sfiloi me një fustan të zi, i cili shfaqte çdo siluetë të trupit të saj. Shfaqja e Naomi-t në javën e modës në Paris ishte surprizë për të gjithë, pasi ishte hera e parë pas 14 vitesh që ajo sfilonte për ‘Valentino’.
Campbell është një nga modelet ekstremisht selektive për sfilatat ku shfaqet. Fustani i veshur në këtë dalje mbulonte trupin e saj, por në të njëjtën kohë shfaqte elegancën e saj femërore.
Kjo sfilatë e modeles ka shkaktuar shumë zhurmë dhe ka rikthyer dhe njëherë vëmendjen e mediave të huaja nga 48-vjeçarja./revistawho.com