Që në momentin kur Princi Philip pësoi një aksident në makinë, kanë qarkulluar thashetheme se familja mbretërore nuk i përdor rripat e sigurisë së makinës.
Së fundmi mbretëresha u pa në makinë, ndërkohë që po shkonte tek Princi Philip dhe nuk e kishte vendosur rripin.
Sipas portaleve të huaja, familja mbretërore ka një arsye shumë të fortë për këtë veprim dhe kjo ka të bëjë më sigurinë e tyre personale.
Ish-oficeri i familjes u shpreh se ata nuk e përdorin rripin e sigurisë në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të largohen me shpejtësi nga çdo ngjarje që mund të ndodhë.
Është një arsye sa e çuditshme aq dhe logjike, pasi kjo formë sigurie të jep më shumë kohë për tu arratisur, ndërkohë që herë pas here rripat e sigurisë ngecin dhe s’mund t’i lëvizësh./revistawho.com