Khloe Kardashian ka publikuar herë pas here në ‘Instagram’, shprehje të ndryshme rreth dashurisë, emocioneve dhe jetës.
Të gjitha këto postime i kanë bërë fansat të mendojnë se 34-vjeçarja nuk ka mundur ta kalojë tradhtinë e partnerit të saj, Tristan Thompson.
Por së fundmi ka qenë basketbollisti i njohur i cili është shprehur se nuk shqetësohet aspak për postimet e Khloe, sepse ajo është një tip i ndjeshëm dhe ka dëshirë të ndaje emocione me ndjekësit e saj.
Thompson ka thënë gjithashtu se Khloe ka publikuar dhe para lidhjes së tyre shprehje të tilla, kështu që kjo situatë nuk ka të bëjë aspak me marrëdhënien e tyre.
Mesa duket dyshja ka arritur t’i lërë pas në të shkuarën problemet në çift dhe tani ndihen shumë mirë pranë njeri-tjetrit./revistawho.com