Samanta Karavello veçse këngëtare , duket se ka talent edhe si modele. Këngëtarja e njohur, aktualisht është duke përgatitur videoklipin e saj të ri, që do të publikohet shumë shpejt, ndërsa nuk ka humbur rastin të vij edhe në rolin e modeles, duke realizuar edhe një set interesant fotografik. Samanta shfaqet vërtetë shumë joshëse, e veshur me xhinse të grisura dhe duke ekspozuar thuajse tërësisht dekoltenë e saj.