Në gusht të 2018 Adelina Tahiri provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë me djalin e saj, Jon. Pak javë pas lindjes Adelina u shfaq në formë të mirë, pavarësisht se dallohej se kishte edhe pak punë për të arritur fizikun e dëshiruar.
Tashmë kanë kaluar plot 5 muaj nga dita kur ajo u bë nënë dhe mund të themi se Adelina ka arritur të rikthejë plotësisht linjat trupore. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të barkut të saj të sheshtë dhe duket qartë se Adelina është në formë të mirë si kurrë më parë.
Më herët ajo ka treguar se pas shtatzënisë humbi 24 kilogramë duke mos ngrënë dhe tani duket se sakrifica ja ka vlejtur, sepse rezultatet janë mëse të dukshme. /revistawho.com