Jo vetëm “më pëlqen” por edhe “Love, Ahah, Wow, Sad, Grrr. Prej ditës së sotme gjuha në Facebook ka ndryshuar dhe opsionit “Like” që indentifikon rrjetin më të madh social në botë i janë shtuar pesë ikona të tjera. ‘Dëshirojmë t’i japim të gjithëve mundësinë të reagojnë ndaj një postimi në një mënyrë pak më komplekse”, shpjegon Sammi Krug, “Product Manager di Reactions”, shkruan “La Stampa”. Kjo do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë keqkuptimet që krijohen nga opsioni “Like” kur vendoset në një lajm shumë të trishtueshëm.
‘Me skuadrën time kemi punuar rreth një vit për “reagimet” e reja. Në fillim morëm në konsidetarë 15 ikona të mundshme, por si përfundim dolën 5 përveç “Like”. Duhet të ishim të bindur që ikonat të ishin të kuptueshme në të gjithë botën, ndaj i kemi testuar për një farë kohe në shtatë shtete shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin për nga kultura dhe ndjeshmëria. Kështu lindën 6 ikona të reja sepse edhe “like” u ridizenjua”, ka sqaruar më tej Krug. Rrjeti social Facebook ka kaluar tashmë një miliard e gjysëm përdorues, por gjithmonë mbetet nevoja që të rritet trafiku, të dhënat dhe ndërveprimet. Ndaj administratorët përpiqen që të krijojnë aktivitet në çdo mënyrë të mundshme.