Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Video virale/ Mateo nxjerr me forcë nga shtrati Rogertin, familjarët shpërthejnë me reagime 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela krenare për motrën, Blerta Gaçe zë vend si aktore teatri në New York

29/01/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela krenare për motrën, Blerta Gaçe zë vend si aktore teatri në New York

Pavarësisht se motra e saj, Aurela Gaçe, është më e njohur në Shqipëri, edhe Blerta nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar. Blerta njihet në Shqipëri si këngëtare, duke qenë se numëron disa këngë në repertorin e saj. Në fakt ajo ka eksperimentuar në disa fusha të artit dhe mund të themi se është një artiste shumëdimensionale. Më e vogla e motrave Gaçe prej shumë vitesh jeton në SHBA dhe duket se atje ka marrë një tjetër drejtim.





Duke qenë se Blerta ka ndjekur studimet për aktrim dhe teatër, ajo ka nisur punë si aktore teatri në New York. Sigurisht që kjo e bën krenare familjen e saj dhe më së shumti Aurelën. Këngëtarja ka treguar në ‘Instagram’ se ndihet shumë e lumtur që motra e saj arriti të bëjë realitet ëndrrën më të madhe, në vendin ku jo të gjithë ja dalin mbanë.


“Blerta, edhe njëherë motra nuk ishte në sallë të ndiqte nga afër një tjetër rol tëndin në teatër. Doja të isha jo thjesht për mbështetjen që jep familja, po për të ndjerë e prekur pasionin tënd më të madh, teatrin. Jam shumë krenare për ty motra ime… je e vetme mes New York-ut dhe lufta jote, këmbëngulja, puna jote, të përballuarit e jetës, jo të lehtë në emigrim, mua më bën të jem një motër krenare! Ishe shumë e vogël kur më tregoje se ëndrra jote ishte të aktroje në teatër dhe të shoh duke u bërë, unë gëzoj njësoj si të jem duke realizuar ëndrrat e mia. Të do motra shumë”, – ka shkruar Aurela. Motrat Gaçe kanë treguar se kanë një lidhje shumë të fortë dhe pavarësisht largësisë nuk ngurrojnë të shprehin publikisht dashurinë ndaj njëra-tjetrës. /revistawho.com

Tags: aktore teatriaurela gaceBlerta Gacekrenaremotranew york
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Video virale/ Mateo nxjerr me forcë nga shtrati Rogertin, familjarët shpërthejnë me reagime
Breaking News

Video virale/ Mateo nxjerr me forcë nga shtrati Rogertin, familjarët shpërthejnë me reagime

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Next Post
Edhe Tayna bie ‘pre’ e trendit më të ri, ndryshon sërish pamje

Edhe Tayna bie ‘pre’ e trendit më të ri, ndryshon sërish pamje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera