Këngëtari energjik i muzikës ‘rock’, Vitmar Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin ‘Lart e Poshtë’, me gazetarin Eraldo Rexho.
Gjatë programit ai foli për koncertin e tij të mbajtur ditën e djeshme tek ‘Teatri i kukullave’, ku prezantoi albumin e tij të titulluar ‘9’.
Ndër të tjera Basha pranoi për herë të parë se është në një lidhje me këngëtaren e njohur Marsela Çibukaj dhe se motivi i tij për këtë album është pikërisht ajo. Ai theksoi se Çibukaj ka qenë shtysa kryesore e gjithçkaje dhe e ka quajtur këngëtaren muzë të tij.
Vitmar shtoi gjithashtu se albumi i nxjerrë së fundmi është një dedikim për Marselën, duke qenë se muzika është ajo çfarë e ka bashkuar dyshen.
Basha tha se këtë projekt do ta vazhdojë dhe në qytete të tjera, duke promovuar më tepër albumin e tij.
Artisti i njohur ka jetuar në Itali për 15 vite, por në vitin 2009 u kthye sërish në Shqipëri për t’i dhuruar publikut shqiptar muzikë të mirë. Ndër vite ai ka prodhuar hite mjaft të pëlqyera që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot./revistawho.com