Pak kohë më parë Klajdi Haruni pranoi se është në një lidhje, por e ka mbajtur shumë të fshehtë këtë marrëdhënie. Ai e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike dhe nuk ka preferuar të flasë publikisht për partneren e tij. Por siç duket këngëtari i ka dhënë fund kësaj lidhje. Burime të afërta të çiftit kanë treguar për ‘Prive’ se ata nuk janë më bashkë. Për më tepër Klajdi është fotografuar në një ‘club’ në Prishtinë duke flirtuar me vajza të tjera. Megjithatë pritet që vetë këngëtari të reagojë në lidhje me këtë çështje dhe për të zbuluar për herë të parë diçka më shumë për jetën e tij private. /revistawho.com