Gjatë verës, aktorja Reese Witherspoon, zbuloi se këtë vit mund të rikthehet filmi i njohur ‘Legally Blonde’ me një pjesë të 3-të. Reese pati një bisedë të shkurtër me moderatorin James Corden, gjatë po asaj jave ku foli për rolin e saj si protagoniste në film. “Mendoj se do jetë diçka e bukur ta shohësh atë pas 15 vitesh. Ajo mund të jetë një gjykatëse e gjykatës së lartë, apo thjesht një avokate shumë e zonja dhe e pushtetshme, ose mund të jetë në burg. Ajo mund të jetë çfarëdolloj gjëje”, u shpreh aktorja. Mesa duket, edhe aktori i njohur Luke Wilson, do të jetë sërish pjesë e filmit si partneri i Reese. Ditën e djeshme ai tha për “Entertainment Tonight” se vazhdimi i filmit ‘Legally Blonde’ i ishte dukur një ide e mrekullueshme dhe nëse do të ketë një ofertë për një rol, ai do ta pranonte menjëherë./revistawho.com