Një ditë më parë moderatori i njohur Turjan Hysko publikoi në ‘Instagram’, një foto të këpucës së tij dhe të një foshnje. Menjëherë pas këtij postimi të gjithë menduan për një shtatzëni të mundshme të partneres së tij Orinda Huta, por ka qenë vetë çifti i cili e ka mohuar këtë lajm.
Turi publikoi sërish foton në ‘Instastory’, mbi të cilën shkroi: “Nuk kam fshirë gjë! Është story 24 orë. S’ka asnjë mesazh të fshehur! Është ‘këpuca’ e Arlit, një shokut tim 6-mujorsh!”
Hysko i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet dhe ka pohuar se pas asaj foto nuk fshihet asgjë përveçse një fundjave me miq dhe fëmijë me vete./revistawho.com