Gigi Hadid është një nga modelet më të suksesshme dhe të njohura. Ajo ka bashkëpunuar me stilistët më të famshëm ndërkombëtarë, duke u cilësuar si një nga emrat kryesorë në fushën e modës.
Së fundmi 23-vjeçarja ka korrur një tjetër sukses. Gigi ka dizenjuar një koleksion rrobash sportive në bashkëpunim me firmën ‘Reebok’.
Ylli i pasarelave prezantoi dy nga dizajnët e para, ku mbizotëronte kombinimi midis ngjyrës së zezë e të verdhë dhe asaj portokalli me të bardhë.
Mesa duket Hadid nuk di të ndalet e pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në jetën e saj personale, ajo ka arritur të realizojë shumë projekte në fushën profesionale./revistawho.com