Viola Spiro është një nga moderatoret më simpatike të ekraneve shqiptare. Prej kohësh ajo është një nga figurat televizive të ‘RTSH-së’ me emisionin sportiv “Studio Europa League”. Por së fundi është zbuluar që Viola do të lërë këtë televizion për ‘Klan Plus’. Ajo do të prezantojë sërish një emision sportiv që mban emrin, ‘Sport Plus’. “TV Klan” ka zbuluar me anë të spotit të transmetuar që programi do të nisë shumë shpejt. Edhe këtë herë pritet që të jetë një eksperiencë e bukur për bukuroshen e ekranit.
Më herët, ka qenë Turjan Hysko ai që ka zbuluar pak pamje nga studio, pa treguar më shumë detaje./revistawho.com