Ka një listë të gjatë ushqimesh që ju mendoni se nuk janë të shëndetshme dhe mundoheni ta minimizoni përdorimin e tyre. Në fakt 6 prej këtyre ushqimeve “të këqija”, kanë ndikim pozitiv në trupin tuaj. Ne i sjellim ato më poshtë sipas ‘Eatingwell’:
1-Bananet
Ato kanë një reputacion të keq pasi përmbajnë shumë karbohidrate, por kjo është po ashtu arsyeja pse ato janë të shëndetshme. Studimet tregojnë se ato kanë të njëjtin efekt si pijet që përdoren si “karburant” gjatë stërvitjes. Bananet rregullojnë presionin e gjakut.
2-Perimet e konservuara
Të gjithë mendojnë se ato nuk janë të freskëta prandaj dhe nuk janë të shëndetshme. Por këto lloj perimesh përmbajnë më shumë nutriente (lëndë ushqyese) se sa perimet e freskëta.
3-Çokollata e zezë
Çokollata e zezë përshpejton funksionin e trurit dhe gjithashtu ju ngre humorin. Personat që e konsumojnë shpesh janë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.
4-Kafe
Kafeina është e dëmshme? 2 filxhanë në ditë nuk janë aspak. Madje personat që e përdorin më tepër janë më te mbrojtur nga sëmundja e dementias (e harresës) dhe përmirëson memorien.
5-Vera
Personat që pinë verë rregullisht janë më të mbrojtur nga kanceri apo sëmundjet e zemrës.
6-Pastat
Keni frikë se shtoni peshë? Të hani rregullisht pastat ju bën më vitalë. Jeni të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës./revistawho.com