Jeta e një femre ndryshon në mënyrë drastike pas lindjes së një fëmije, pasi ajo duhet të mbajë përgjegjësi edhe për veten edhe për fëmijën e saj. Sipas shkencëtarëve, ndodhin ndryshime të mëdha pasi qelizat e fëmijës së saj janë bërë pjesë e saj përgjithmonë tashmë. ‘Bright Side’ ka listuar ndryshimet që ndodhin në trupin e femrave pas lindjes.
- Ndryshon zëri
Zëri i një gruaje që lind një fëmijë ndryshon. Ai bëhet më i ulët dhe më monoton. Ky është përfundimi që nxorrën shkencëtarët nga ‘Universiteti i Sussex’. Një vit pas lindjes, zëri i një gruaje kthehet në frekuencën fillestare.
- Niveli i ankthit rritet
Zakonisht, thuhet se nënat e reja duhet të jenë gjithmonë të qeta. Kjo gjë nuk ndodh. Ato janë gjithmonë në tension, kur fëmija e tyre qan, kur nuk qan, kur ha apo dhe kur nuk ha, gjë që nuk është shumë normale.
- Truri punon më mirë
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pas një shtatzënie, femrat bëhen më të zgjuara. Kjo gjë ndodh sepse truri mundohet të plotësojë jo vetëm nevojat e personit, por edhe të foshnjës. Kjo është arsyeja se pse gratë që kanë një fëmijë, janë koleget më të mira në ambientet e punës.
- Trupi bëhet gati për një shtatzëni të dytë
Qeliza T në trupin e një femre, është përgjegjëse për jetën e fetusit në mitër duke u siguruar që sistemi imun i nënës nuk e hedh poshtë atë. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto qeliza mbeten në trupin e nënës edhe për 4 deri në 5 vjet pas lindjes dhe janë gati të mobilizojnë trupin sa më shpejtë të jetë e mundur, në rast se zhvillohet një shtatzëni e re.
- Lidhja me foshnjën formohet në nivel fizik
Lidhja fizike që një foshnje ka me nënën e saj nuk ndalet pas lindjes. Shkencëtarët nga ‘Universiteti i Albertës’ në Kanada zbuluan se qelizat e foshnjave mund të qëndrojnë dhe të funksionojnë në trupin e gruas. Ata analizuan trurin e grave që lindën djem dhe zbuluan qelizat mashkullore në 63% të rasteve.
- Trupi rilind
Kjo gjë ndodh për shkak të gjakut të fetusit, pasi ajo fillon proçeset e rigjenerimit në trupin e nënës. Qelizat embrionale ndihmojnë një grua shtatzënë për të shëruar plagët dhe madje mund të parandalojnë dhe të shërojnë sëmundjet serioze. Për shembull, një biopsi e mëlçisë së një gruaje shtatzënë me hepatit C që ndaloi trajtimin, tregoi përmirësim.
- Rreziku i kancerit zvogëlohet
Gratë që lindin foshnjat e tyre në një moshë më të vogël, kanë një rrezik më të ulët të marrjes së kancerit të vezoreve dhe të endometriumit. Rreziku zvogëlohet me çdo shtatzëni të plotë. Vajzat që u bënë nëna para 25 vjeç dhe ushqejnë foshnjat e tyre me gji, janë më pak të ndjeshëm ndaj kancerit të gjirit./revistawho.com