Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është ndër më të pëlqyerat e momentit. Gjatë karrierës së saj disavjeçare ajo ka arritur të grumbullojë me dhjetëra çmime të rëndësishme dhe pjesën më të madhe të tyre i ka rrëmbyer në ceremoninë e “Grammy”. Taylor është shpallur disa herë “Këngëtarja e Vitit” dhe këtë vit është sërish e nominuar për të njëjtin çmim.
Në këtë event të rëndësishëm Swift ka arritur të tërheqë shumë vëmendje jo vetëm për performancat, por edhe për shkëlqimin në tapetin e kuq. Meqenëse këtë vit ajo nuk do të parakalojë në tapetin e kuq, “E News” ju zbulon disa nga veshjet e saj ndër vite në këtë ceremoni./revistawho.com