Të gjithë duan të kenë një fytyrë të bukur, të pastër dhe që shkëlqen. Sigurisht që trajtimet dhe maskat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë mes, por rolet e tyre janë të ndryshme. Më poshtë do ju listojmë 3 maska me funksionet dhe përbërësit përkatës. Me siguri shumicën prej tyre i keni në kuzhinë dhe mund të filloni që tani t’i aplikoni.
Për një lëkurë që ka shkëlqim të shëndetshëm
Gjysmë gote kungull i ngrirë
1 gotë qumësht bajameje
Gjysmë banane e ngrirë
1 lugë tërshërë
Mjaltë
Hidhi të gjithë përbërësit në blender me shpejtësi të lartë dhe lëri për 1 minutë derisa të treten. Konsumoje si ‘smoothie’, por ruaj edhe një lugë për ta aplikuar në fytyrë.
Për lëkurë të hidratuar
I gotë qumësht bajameje
1 lugë gjalpë kikiriku
Gjysmë gote manaferra
Gjysmë gote luleshtrydhe
1 lugë arrë kokosi
Bëji bashkë në blender për një minutë me shpejtësi maksimale dhe vepro si në maskën e shpjeguar më lart.
Për lëkurë të butë
2 lugë mjaltë
2 lugë avokado
2 lugë vajë ulliri
1 mango e shtypur
Miksoi të gjithë ingredientët. Masën aplikoje në fytyrë për 15 minuta dhe hiqe me një peshqir të ngrohtë./revistawho.com