Java e parë e muajit shkurt riktheu në Shqipëri një mini-vjeshtë me temperatura të larta dhe të thatë. I gjithë vendi u përfshi nga dielli dhe vranësirat ishin të pakta. Sipas “Albeu.com” moti do të vazhdojë të jetë i tillë edhe javën e dytë të muajit. Temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, megjithatë rrezet e diellit do të jenë sërish prezente. Për të gjithë ata që kanë vendosur që për “Shën Valentin” të udhëtojnë në vendet bregdetare, do të kenë mundësi ta shijojnë në maksimum këtë ditë. Në datën 14 temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë celsius në zonat bregdetare, ndërsa ato minimale në -2 në zonat malore./revistawho.com