Qumështi i gjirit e ndihmon fëmijën të fitojë imunitet dhe të luftojë sëmundje nga më të ndryshmet. Nëse një fëmijë konsumon qumësht ai është në gjendje që të mposhtë edhe tymin e duhanit. Shumë studime kanë treguar se një fëmijë që ushqehet me gji është më i fortë dhe shanset për t’u prekur nga sëmundjet janë më të pakta. Por në rastet kur nëna e tij konsumon cigare dhe nuk mund të heqë dot dorë nga ajo, është e këshillueshme që të mos e ndalojë ushqyerjen me gji. Mjekët ju këshillojnë që të ulni numrin e cigareve dhe të përpiqeni që të mos e ekspozoni shumë pranë foshnjës. Nëse ju e konsumoni në të njëjtin ambient ku fëmija fle apo rri, ai është më i prirur të preket nga sëmundjet si astma, infeksioni në veshka apo bronket.
Nëse dëshironi që të vazhdoni të ushqeni fëmijën tuaj me gji, konsumoni cigaren disa orë para se ai të pijë, pasi qumështi ndryshon shijen dhe kjo e bën fëmijën ta lërë para kohe./revistawho.com