Mbrëmjen e djeshme Miley Cyrus u shfaq shumë e lumtur në eventin e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ përkrah emrave të tjerë të njohur të muzikës.
Megjithatë duket se Miley nuk e ka shijuar plotësisht mbrëmjen, sepse bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth është shtruar në spital. Sipas ‘Radar Online’ pak orë përpara nisjes së ‘Grammy Awards’, Liam ka shkuar në spital, sepse nuk ndihej mirë. Lajmi u zbulua nga miku i tij dhe bashkëpunëtori në filmin “Isn’t it romantic”, Rebel Wilson. “Po, na shkruajti sot në mëngjes. Gjatë mbrëmjes ka qenë në spital, kështu që shpresojmë të bëhet mirë”, – ka thënë Wilson për “Extra”. Gjithashtu raportohet se ditën e nesërme Miley ka planifikuar të shoqërojë Liam në premierën e filmit të tij, por nuk dihet çfarë do të ndodhë, për shkak të problemeve shëndetësore. Kujtojmë se çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private, pak ditë përpara Krishtlindjes. /revistawho.com