Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Shën Valentini” me Miriam Canin dhe Alban Skënderaj! Nga puthja e parë deri tek lindja e Ameli

12/02/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
“Shën Valentini” me Miriam Canin dhe Alban Skënderaj! Nga puthja e parë deri tek lindja e Ameli

Ishte 22 marsi i vitit 2007 kur djali i ri me ëndrra të mëdha do të takonte për një bashkëpunim muzikor vajzën e rritur në Gjermani.





Sot, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të bukur të skenës shqiptare, ndërkohë përpara 12 viteve asnjërit nuk i kishte shkuar nëpër mend që do të lidheshin së bashku. Ishte i ati i Miriamit që bëri dhe prezantimin mes dy të rinjve në atë kohë, por duket se gjithçka devijoi, nga një bashkëpunim muzikor çifti u dashuruan. Alban Skënderaj ishte në vitet më kulmore të karrierës së tij artistike. Ai sapo kishte fituar për herë të dytë, çmimin e parë në ‘Top Fest’ me këngën ‘Diçka’, kënduar me grupin kosovar “Kthjellu”. Ndërkohë, Miriami nga ana tjetër, ishte pjesë e grupit të vajzave “Preluders”. Vajzat ishin duke korrur tepër sukses në të gjithë Gjermaninë, ndërsa Miriami njëherazi merrej dhe me prezantimin e disa emisioneve në televizionet gjermane.


Mirëpo për t’u bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar, këngëtares i duhej një suport dhe për këtë ishte i ati i Miriamit që zgjodhi të duhurin, Alban Skënderajn. Çifti u takuan në fillim për punë, më pas koha kalonte dhe ata kuptuan se kishte diçka më shumë se kaq. Një ditë në një prej kafeve, Miriami nuk kishte shkuar e shoqëruar nga i ati dhe Albani mori guximin i ulur  në tavolinë të shprehte dashurinë. Ndonëse ai ia tha i ndrojtur, këtu ndodhi dhe puthja e parë mes tyre. Çifti i ri i dashuruar kishin vendosur që lidhjen e tyre ta mbanin të fshehtë, larg syrit të kamerave. Derisa një revistë e njohur në atë kohë në Shqipëri realizon një set fotografik, por që pa dijeninë e Albanit, në ‘cover’ vendos foton e të dyve. Aty u publikua gjithçka dhe për showbiz-in shqiptar në qarkullim ishte një lidhje e re mes VIP-ave.

‘Një herë në jetë’ ishte kënga që Skënderaj publikoi dhe Miriami shfaqej vetëm si një hije, por që teksti i dedikohej asaj. “Je ajo që vjen një herë në jetë, sa dua të t’dua, por ti e di se unë nuk them aq lehtë të dua, por je ajo që vjen një herë në jetë”, me këto fjalë Albani konfirmoi dashurinë mes tyre.

Vitet shkuan, realizuan bashkë disa duete si “Ende ka shpresë”, “Let me die with you” dhe shumë këngë, të cilat Albani i dedikoi vetëm për të dashurën e zemrës. Ndër të tjera ata u bënë pjesë e spektakleve të ndryshme, më i veçanti ishte “X Factor” ku çifti u gjendën rivalë të njëri-tjetrit në jurinë e këtij formati.

Romantizmi i Albanit ra në sy të të gjithëve, ai jo vetëm tekstet e këngëve i kishte personale, por edhe në rrjetet sociale bënte dedikime për të dashurën e zemrës. Ishte viti 2017 kur të dy festuan përvjetorin e njohjes, plot 10 vite së bashku. Albani do të publikonte në ‘Instagram’ një dedikim që të gjithë do të prekeshin. “Sot 10 vjet nga dita qe te njoha! Vite që ikën midis sfidave, aventurave, dhimbjes dhe lumturisë, por mbi të gjitha DASHURISË.  Ti je pjesë e imja, pjesë e trupit dhe shpirtit tim! Pa ty nuk kam orientim, je ti ylli im polar, drita në errësirë, uji në shkretëtire, dielli ne dimër dhe shiu ne verë! Të kam dashur ne çdo frymëmarrje dje, të dua njësoj sot dhe në shekujt në vazhdim ……”, ishin këto fjalët e këngëtarit.

Lidhja e tyre do të përmbushej edhe më tepër kur në 28 nëntor të 2017 do të vinte në jetë vajza, Ameli. Ndërkohë që gjithë Shqipëria festonte ditën e Flamurit, për familjen Skënderaj u shtua dhe një tjetër gëzim, i quajtur Ameli. “Ditën e lindjes së vajzës sime e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha një njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit !”, bëri të ditur Albani.

Tashmë çifti ndonëse nuk kanë zgjedhur të martohen, bashkëjetesa e tyre shkon për së mbari. Lumturia depërton në zemrat e të gjithë adhuruesve. Në qoftë se, Shqipëria do të kishte një “Hollywood”, atëherë çifti më i bukur padyshim do të ishte Miriami dhe Albani. /revistawho.com

Tags: alban skenderajciftDashurimiriam caniShen Valentini
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Zbuloni këngëtarët që thanë “Të dua” përmes këngëve ndër vite

Zbuloni këngëtarët që thanë “Të dua” përmes këngëve ndër vite








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera