Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u ribashkuan në festën e 50-vjetorit të aktores në 9 shkurt, por ky takim nuk e ka bezdisur aspak Angelina Jolie.
Ajo është shfaqur me vajzën e saj, Vivienne, në 11 shkurt dhe dukeshin të dyja shumë të lumtura.
Që prej ndarjes së Jolie nga Pitt, u përhapën thashethemet se Jennifer dhe Brad po takoheshin sërish, sidomos pas ndarjes së saj nga bashkëshorti në atë periudhë, megjithatë kjo gjë nuk u vërtetua asnjëherë.
Gjithmonë ka pasur tension tek trekëndëshi i dashurisë mes Jolie, Pitt dhe Aniston, por së fundmi fotoja e kapur e Angelinës dhe buzëqeshja e saj tregojnë se ajo situatë ka kaluar tashmë për të e nuk ka asnjë ndikim./revistawho.com