Shumë pak orë na ndajnë nga festa e të dashuruarëve, ‘Shën Valentinit’. Kylie Jenner duket se e ka nisur këtë festë më parë se të gjithë.
Ajo ka marrë surprizën më të bukur nga partneri i saj, Travis Scott. Sipas një ‘Instastory’ të publikuar nga Kylie, duket se Travis e ka surprizuar duke i dekoruar një tunel me zemra, të formuara me trëndafila të kuq.
Pamja e kësaj surprize duket fantastike dhe me siguri Jenner është ndjerë shumë e lumtur kur e ka parë.
Edhe këtë vit Scott ka ditur ta bëje Kylie-n femrën më të lumtur e kjo duket nga fakti se ka dashur ta ndajë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj.
Kujtojmë se dhe vitin e kaluar, partneri i saj, e habiti 21-vjeçaren me një ambient të mbushur plot me trëndafila të kuq që nuk mbaronin./revistawho.com