Brad Pitt ishte i ftuar në 50-vjetorin e ish gruas së tij, Jennifer Aniston në ‘Beverly Hills’ në 9 shkurt. Shumë prej të ftuarve i sollën dhurata Aniston në ditën e lindjes, duke u përpjekur ta bëjnë dhe më të veçantë atë ditë.
E vetmja dhuratë që nuk u zbulua ishte ajo e Brad Pitt, e cila mbeti një mister për të gjithë. Ndonëse njerëzit janë bërë kureshtarë për këtë dhurate, kjo nuk ka mjaftuar që Aniston ta zbulojë.
Kujtojmë se Brad dhe Jennifer kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në 2005, por më pas u divorcuan për shkak se Pitt u dashurua me Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit ‘Mr&Mrs SMith’.
Pavarësisht të shkuarës së tyre, të gjithë ishin të lumtur që pas kaq kohësh Brad ishte aty, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur më parë./revistawho.com