Falë dashurisë së vjetër për rrjetet sociale, kemi parë anën romantike të Meghan Markle. Në blogun e saj të vjetër, dukesha ka zbuluar se për të, ‘Shën Valentini’ është një nga ditët më të bukura. Sipas Meghan, dashuria fshihej në detaje të vogla. Si përshembull mëngjesi në shtrat, shkrimet me dedikime apo dhe një trëndafil të vetëm që mund të të dhurohet. Megjithatë, Meghan pranon se ajo mundohet të japë dashuri çdo ditë të jetës së saj.
- Ajo shkruan mendimet e saj në një letër
Dikur Meghan ka shkruar se nëse do të vendoste midis një tastiere dhe një lapsi dhe letre, do të zgjidhte gjithmonë këtë të fundit. Ajo preferon të shkruajë dhe të marrë shënime dashurie në një copë letre.
- Ajo është e dashur
Për të, gjërat më të bukura në jetë përshkruhen me një dashuri si nëpër filma.
- Ajo kurohet deri në detaj për një takim
Meghan thotë se është fanse e atyre vajzave që duken klasike dhe të kuruara deri në detaj. Kërkon gjithmonë të surprizojë me veshjet e saj dhe të duket si një princeshë në ballo, qoftë edhe vetëm për një takim.
- Ajo bën dhurata simbolike
Është shumë e thjeshtë të blesh një bluzë për të dashurin tënd. Në vend të kësaj, provo një dhuratë simbolike dhe të menduar mirë.
- Ajo sjell romancën në një lidhje
Meghan mendon se të gjithë do të bien në dashuri një ditë. Kjo mund të ndodhë me partnerin tuaj apo me një person që as nuk e njihni, por në momentin që do të ketë shkëndija midis jush, do ta kupton./revistawho.com