Ditën e sotme “BBC” ka bërë publike një histori mashtrimi që ka ndodhur prej kohësh me disa personazhe të njohur në të gjithë botën. Pjesë e tyre ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora. Kontabilisti Andrew Munday, ka mashtruar këngëtaren duke i vjedhur plot 3.4 milionë funte.
37-vjeçari e ka bërë këtë veprim gjatë kohës kur punonte për një kompani të licencuar kontabiliteti dhe kjo është kjo gjë është cilësuar si e turpshme.
Avokati i Ritës është shprehur se një pjesë të parave e kanë marrë mbrapsht, megjithatë presin t’u kthehet e gjithë shuma e vjedhur./revistawho.com