Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”, Justin Bieber tregoi se për një kohë të gjatë kishte pasur varësi ndaj lëndëve narkotike.
“Përfundova duke bërë gjëra për të cilat më vinte turp t’i bëja, u bëra i pamoralshëm dhe kam përdorur Xanax sepse më vinte turp nga vetja,” u shpreh Justin.
Mjaftoi kjo deklaratë dhe të gjitha mediat nisën të shkruanin se këngëtari po kurohej nga depresioni edhe pse është në javët e fundit para martesës. Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi nëna e këngëtarit, Pattie Mallette, e cila ka treguar se kjo periudhë është e vështirë për Justin dhe ai po përpiqet në maksimum që t’ja dalë.
“Ai bën një jetë ku është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është tepër e vështirë për të”, është shprehur Pattie për “TMZ”.
Me këtë deklaratë nëna e këngëtarit nuk i ka mohuar zërat që po qarkullojnë./revistawho.com