Problemi më i madh që njerëzit po hasin në ditët sot, është vetmia. Në ditët sot individë të ndryshëm e kanë më të vështirë të gjejnë atë çfarë kanë nevojë, pa u ndikuar dhe në gjendjen e tyre emocionale. Rreth 50% e të rriturve e kanë të vështirë të gjejnë partnerin e tyre.
Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse ndodh kjo sipas ‘Bright Side’:
1-Idealizimi i marrëdhënies. Të gjithë kanë idenë e tyre se si duhet të jetë një marrëdhënie sipas ëndrrave të tyre, por ndonjëherë këto ëndrra shtypen nga realiteti. Nuk ekziston një lidhje perfekte. Partneri juaj është një njeri real dhe jo një personazh një libër.
2-Mungon vetëvlerësimi. Të respektosh vetveten është baza e çdo marrëdhënieje. Nëse ju nuk ndiheni mire me vetveten asnjë partner nuk do ju plotësojë.
3-Të dhunosh hapësirën personale. Shumë thonë se një lidhje funksionon kur përdor disa teknika manipulimi, por askush nuk e dëshiron atë gjë. Nëse nuk ju pëlqen një veprim apo sjellje e partnerit dhe ai nuk zgjedh të ndryshojë ka vetëm një zgjidhje ose do ta pranoni ashtu siç është ose do largoheni nga ai.
4-Të mos falësh. Të gjithë gabojnë. Shpesh ne jemi tepër strikt në gjykimin e të tjerëve, por jo mjaftueshëm për veten tonë. Edhe nëse ju ndiheni tepër të ofenduar nga partneri ndërkohë që ju keni investuar shumë në këtë marrëdhënie, atëherë jepini një mundësi të dytë. Do t’iu lehtësonte dhe ju./revistawho.com