Nëse ke vetulla të holla dhe të rralla, por do që t’i rregullosh, ka disa mënyra për të arritur rezultatin e dëshiruar. Sigurisht që një pjesë të fajit për gjendjen e vetullave tuaja e ka gjenetika, por asgjë nuk është e pamundur, kështu që edhe për ju ka shpresë. Nëse ju duhet një shtysë më tepër, mund të përmendim faktin që vetullat e trasha janë trend edhe këtë vit kështu që merrni spunton që ju duhet për t’i rregulluar.
-Përdorni serum për vetullat
-Mos i hiqni më. Mund të duket e çuditshme, por nuk duhet t’iu pastroni vetullat sapo dalin dy qimet e para. Lërini të mbushen që të keni mundësi t’ju jepni formë.
-Përdorni laps ose xhel që mbush vetullat për të dhënë efektin e dëshiruar, sidomos kur bëni grim të bukur.
-Nëse keni para mjaftueshëm, provoni ‘microblading’. Është zgjidhja e duhur dhe afatgjatë./revistawho.com