Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elvana Gjata rrëfen emocionet pas koncertit që e riktheu në skenë: Jam ndjerë si në shtëpinë time

18/02/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Elvana Gjata rrëfen emocionet pas koncertit që e riktheu në skenë: Jam ndjerë si në shtëpinë time

Në fillim të këtij muaji Elvana Gjata vendosi të rikthehej sërish në publik pas ngjarjeve në jetën e saj. Nëpërmjet një statusi në ‘Instagram’ ajo zbuloi për të gjithë fansat se do të rikthehej fuqishëm si kurrë më parë. Ditën e djeshme ajo u shfaq për herë të parë në skenë pas shumë kohësh, kur u ngjit në teatrin e Prishtinës për të kënduar për festën e Pavarësisë në Kosovë. Ky koncert që e riktheu edhe njëherë në skenë u mirëprit nga të gjithë dhe Elvana ka treguar se e ka shijuar në maksimum.





Ajo ka publikuar fotografi të ndryshme të shkëputura gjatë koncertit dhe ka zbuluar se është kënaqur shumë nga pritja që i është bërë nga organizatorja, Anita Haradinaj dhe publiku.


“Oj Kosovë e dashur që më dhuron vetëm dashuri…Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ju, por mbrëmë në koncertin për nder të Pavarësisë, jam ndjerë si kurrë ndonjëherë, si në shtëpinë time. E lumtur për të gjithë ju që ishit mbrëmë të pranishëm në koncert. Mirënjohje për atë që bëri të mundur këtë event, faleminderit Anita Haradinaj për punën e jashtëzakonshme dhe mbështetjen tënde në realizimin e këtij eventi”, – ka shkruar Elvana bashkangjitur fotos. Ndërkohë, pritet që shumë shpejt Gjata të publikojë këngë të reja, që me siguri do të kthehen në hit si çdo projekt tjetër i saj. /revistawho.com

Tags: elvana gjatakoncertkosoveprishtinerikthim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Next Post
Pak javë para lindjes, Meghan Markle niset në një udhëtim të papritur në New York

Pak javë para lindjes, Meghan Markle niset në një udhëtim të papritur në New York








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera